Super performancë nga grupet botërore në Karnavalin Golden Eagle

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

18 Qershori në Suharekë pritet të shndërrohet në një festë të madhe, pasi që në këtë qytet do të zhvillohet edicioni i tretë i Karnavalit “Golden Eagle”.

Organizatorët premtojnë që ky vit do të jetë më ndryshe se dy edicionet e kaluara pasi Grupet pjesëmarrëse do të jenë nga vendet e ndryshme te botes si: Italia, Spanja, Belgjika, Anglia, Brazili, Franca, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, po ashtu edhe nga Shqipëria.

Festivali pritet të filloj nga ora 18:00, fillimisht me parakalimin e grupeve në qytet, pastaj vijnë performancat e grupeve para publikut dhe krejt në fund koncerti festiv me artistët e mirënjohur: Melinda Ademi, Ghetto Geasy dhe Dhurata Dora.

Të ngjashme