Tiësto dhe Ava Max publikojnë bashkëpunimin e ri “The Motto”

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka realizuar një tjetër bashkëpunim me një emër të famshëm internacional.

Ajo dhe DJ Tiësto kanë realizuar këngën e re me titull “The Motto”.

Muzika është punuar nga Tiësto, gjersa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë mes dyshes.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të shënojë suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërkohë, për Tiëston, ky nuk është bashkëpunimi i parë me një këngëtare shqiptare, pasi në të kaluar ai ka realizuar këngë edhe me artisten Rita Ora.

Në vitin 2019, Rita dhe Tiësto së bashku me Jonas Blue, sollën një këngë ritmike të titulluar “Ritual”, e cila ishte një hit absolut i atij viti.

Të ngjashme