Tre milionë për pesë ditë për “Aje” nga Tayna dhe Ledri

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

U përfol shumë para publikimit të bashkëpunimit të tyre.

Tayna dhe Ledri vendosën që të bartin miqësinë e tyre në studio për të realizuar një prej këngëve të pëlqyera të momentit.

Ishte ky bashkëpunimi i parë për Taynan që prej publikimit të thitit të madh “Columbiana” me Don Phenom.

Dhe, suksesi i reperes më ‘in’ të momentit ishte i pritur edhe për duetin me Ledrin.

“Aje” për vetëm pesë ditë arriti tre milionë klikime.

Kënga u punua në muzikë nga Cricket në studion e Friends Entertainment.

Ndërkaq, projekti u punua në videoklip nga Imagine Films.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme