Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, dhe shkak është bërë një sëmundje e rëndë.
Ikja e parakohshme e profesorit dhe humanistit ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë e bashkëpunëtorët.
Mësohet se ish-deputeti kishte zbuluar vetëm një muaj më parë sëmundjen e rëndë, leuçemi akute. Që prej diagnostikimit, shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm, ndërsa përbën një rast të pazakontë humbja e jetës brenda muajit.
Gilman Bakalli ndërroi jetë pasditen e djeshme në spital, ku edhe po kurohej.
Homazhet në nderim të Gilman Bakallit do të bëhen sot në vendlindjen e tij, në qytetin e Shkodrës ku edhe do të prehet.