Vdiq, në moshën 31-vjeçare, aktori i “The Walking Dead”

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Aktori i serialit të njohur “The Walking Dead”, Moses J Moseley, ka vdekur në moshën 31-vjeçare.

Moseley luajti Majkun pa krahë dhe pa nofulla, një zombie të përkëdhelur, në shfaqjen horror post-apokaliptike televizive.

Kolegu i tij, Jeremy Palko, e përshkroi aktorin e ndjerë si “një qenie njerëzore absolutisht e mirë dhe e mrekullueshme”.

Ylli i “The Walking Dead”, Addy Miller, tha se ajo ishte “zemërthyer kur dëgjoi për vdekjen e këtij shpirti të ndritur dhe të sjellshëm”.

Një tjetër prej yjeve të serialit, Melissa Cowan, shkroi në Facebook se Moseley ishte “me të vërtetë i një lloji dhe klasi dhe ishte gjithmonë i këndshëm, qesharak dhe kishte një buzëqeshje për të ndriçuar çdo dhomë”, shkruan BBC

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme