Vdiq në moshën 65-vjeçare vokalisti kryesor i grupit “Bay City Rollers”, Les McKeown

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare pop ylli skocez i cili ishte vokalisti kryesor i grupit “Bay City Rollers”, Les McKeown.

Ai ka vdekur të martën ndërkaq shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja, përmes një shkrimi në faqen e grupit në Facebook.

“Bay City Rollers” ishin grup muzikor me popullaritet të shquar në vitet e 70-ta. Grupi përbëhej nga pesë djem, ndërkaq disa prej këngëve të tyre hite janë “Bye Bye Baby” dhe “Saturday Night”.

Të ngjashme