Victoria Beckham për ditëlindje i dhuron bashkëshortit deodorant 14 dollarësh

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Urime ditëlindjen, David Beckham!

Ish-ylli i futbollit e ka festuar ditëlindjen e tij të 44-të të enjten së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre Brooklyn, 20, Romeo, 16, Cruz, 14, dhe Harper, 7.

Derisa fëmijët i kanë dhuruar babait të tyre kartolina të punuara nga vet ata, disenjatorja e modës duket se zgjodhi të ishte shumë më praktike.

Ajo i ka dhuruar bashkëshortit të saj veç dy ‘stick’ të deodorantit të markës La Roche-Posay që kushtojnë 14 dollarë.

Madje, ish-futbollisti i njohur e ka pranuar në Instagram Story se ai e ka kërkuar vetë këtë dhuratë.

Ai ka postuar kartolinat që i ka pranuar nga fëmijët e tij bashkë me deodorantët që i ka dhuruar bashkëshortja.

“Kartolina nga fëmijët. Deodorant nga bashkëshortja ime – vet i kam kërkuar”, ka shkruar Beckham që duket se nuk impresionohet vetëm nga dhuratat e shtrenjta.

Megjithatë duket se ai ka pranuar edhe një çantë lëkure nga Victoria e cila e ka uruar njeriun krah saj me fjalë të ëmbla në një postim në Instagram.

“Urime ditëlindjen, David Beckham. Ti je gjithçka e jona. Të duam shumë. Puthje”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme