Vivian Canaj martohet këtë verë

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 23:01 | Nga

Vivian Canaj vajza që me bukurinë e saj ka përfaqësuar vendin tonë në evente të ndryshme, e së fundmi është edhe imazh i Valentino-s në Azi, vjen me një rrëfim interesant për jetën e saj me ish-konsullin, jetën familjare dhe atë profesionale. Përqendrimi kryesor i modeles 21-vjeçare është kontrata me Valentinon, hapja e një biznesi në fushën e modës që do mbaj emrin e saj në Tiranë  dhe patjetër dasma që pritet ta zhvillojë këtë verë.  Ajo nuk do të jetë vetëm një modele, por do ta shohim shumë shpejt edhe në një tjetër drejtim, atë të drejtësisë. Canaj e konsideron drejtësinë të ardhmen e saj, ndaj dhe aktualisht është duke studiuar për të drejtë tregtare. Të gjitha këto detaje, Vivian i ndaj për lexuesit e Shekullit

Cilat janë aktivitet e tanishme tuajat?

Për momentin jam e angazhuar me kontratën që kam me Valentino-n në Azi, madje pas disa ditësh pritet që të shkoj për ta rinovuar. Për mua është një nga arritjet më të mëdha që kam deri më tani. Gjithashtu kam edhe impenjime të tjera mjaft të rëndësishme, pasi jam duke hapur një aktivitet që do të mbajë vulën time.

Çfarë ndjen kur je një person dhe figurë e njohur?

Ndjesia që krijohet kur je një person i njohur , apo i suksesshëm, padyshim që është një sadisfaksion shumë i madh, pasi personalisht mendoj se kënaqësia më e madhe e të qenurit i një person i suksesshëm dhe produktiv në  profesion është ndihma rast pas rasti, dhe motivimi që iu jep personave rreth teje.

Jeni partnerja e një ish diplomati, si janë raportet me të? Ç’mund të ndani më shumë për fejesën me të?

Në media është përfolur shumë për profesionin e partenerit tim. Si fillim, dua të theksoj që partneri im ka qenë konsull, por në periudhën që sapo u njohëm. Ai nuk i përket më fushës së diplomacisë, por botës së biznesit. Ne kemi gati 2 vjet që jemi fejuar dhe së shpejti marrëdhënien tonë do ta kurorëzojmë me martesë. Ai është miku im më i mirë dhe e konsideroj veten me fat, pasi të dy ndajmë shumë të përbashkëta, si për gjërat më të vogla në dukje të parëndësishme, por edhe për planet në të ardhmen.

Sa mbështetës është në punën që ju bëni?

Partneri im është mbështetja kryesore në punën që bëj, madje më shoqëron në çdo udhëtim pune. Nuk më ka penguar asnjëherë në realizimin e objektivave të mia.

Ndërkohë studioni juridik… na thuaj disa fjalë për Vivianën juriste?

Drejtësia është e ardhmja ime. Të gjithë e dimë që modelingu e ka një afat skadence, ndaj unë preferoj ta etiketoj si një profesion të përkohshëm. Unë jam diplomuar për juridik vitin e kaluar dhe aktualisht po ndjek studimet në master shkencor për të drejtë tregtare. Këtij profesioni në të ardhmen do t’i dedikohem maksimalisht, dhe pse jo duke hapur një studio ligjore.

Jashtë modës, si e mbush kohën Vivian?

Zakonisht ditët e mia janë shumë të ngjeshura. Kur ndodhem në Shqipëri, përpos shkollës të cilën e kam pothuajse çdo ditë, më duhet të takoj dhe persona të ndryshëm kryesisht nga bota e televizionit dhe gazetarisë. Periudhën e fundit jam duke u marrë dhe me një aktivitet të ri në Shqipëri dhe për pasojë më merr një pjesë të konsiderueshme të kohës. Kohën e lirë mundohem ta kaloj me personat e afërt kryesisht me familjen time, gjithashtu i kushtohem dhe leximit.

Cili nga udhëtimet që keni bërë ju ka lënë më shumë mbresa e do të dëshironit të ktheheni sërish?

Udhëtimi që më ka lënë më shumë mbresa ka qenë ai drejt Tajlandës. Tashmë kam fatin të eksploroj shumë bukuri të botës aziatike për arsye të kontratës që jam e impenjuar aktualisht.

Lexoni vetëm librat shkollorë (juridik) apo edhe zhanret e tjera?

Librat kanë qenë një pasion i imi që në moshë të vogël. Këtë periudhë duke qenë se jam në prag sezoni provimesh sigurisht që lexoj më shumë libra që kanë të bëjnë me drejtësinë, por sapo gjej hapësirë të lirë me shkollën më pëlqen të lexoj libra të zhanreve të ndryshëm. Libri i fundit që kam lexuar “Rezidenca”, ka të bëjë me historinë e liderëve të shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA.

Po me jetën e natës si i keni marrëdhëniet? A dilni shpesh?

Unë dhe jeta e natës, historikisht nuk kemi pasur marrëdhënie të mira (qesh). Në Shqipëri nuk e frekuentoj pothuajse fare jetën e natës, ndërsa kur jam jashtë frekuentimi është më i madh.

Çfarë është dashuria për ju?

Dashuria është gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme që mund të ketë një njeri. Të pasurit një person që të do, që të dëgjon në çdo moment  dhe që të mbështet në çdo hap të hedhur s’ka të krahasuar me asgjë.

Kur urren Vivian?

Te Vivian nuk ka vend për urrejtje apo inate të ndryshme. Mendoj se urrejtja është një fjalë shumë e madhe , që nuk duhet të bëjë pjesë në karakterin e njeriut. Familja ime është munduar përherë që të kultivojë më të mirën dhe ndjenja sa më pozitive tek unë, duke shmangur ndjesitë negative.

Po raportet me familjarët tuaj…

Familja është gjëja më e rëndësishme për mua dhe mundohem të kaloj sa më shumë kohë me të. Personi pa të cilën nuk bëj dot është mamaja ime, të cilën e konsideroj si miken time më të ngushtë, dhe motrën time të madhe. Duke qenë se jam fëmijë i vetëm, e gjithë vëmendja e pjesëtarëve të familjes ka qenë përherë tek unë si më e vogla e familjes, ndaj mund të them që jam deri diku e përkëdhelur.

Jeni shprehur se shumë shpejt do ketë edhe dasmë… kur pritet të ndodh?

Është e vërtetë që pas dy vitesh fejesë së shpejti do ta finalizojmë marrëdhënien tonë me martesë. Nuk kam ndarë ende një datë fikse, por dëshira jonë e përbashkët është që të zhvillohet këtë verë. Këtë periudhe po mundohem që të gjej edhe fustanin e ëndrrave për atë ditë speciale, si dhe detajet e tjera të cilat nuk mund të mungojnë.

Projektet?

Përpos kontratës me Valentino, së shpejti do të hap edhe një biznes timin në Tiranë, për të cilin po merrem aktualisht.

Image result for vivian canaj

Image result for vivian canaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme