“Vlera” e veshjeve të këngëtares Morena Taraku

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Morena Taraku vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Peja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi ndau disa poza atraktive para pasqyrës, në të cilat u shfaq e veshur me një palë xhinse blu.

Këto xhinse me disa elemente të markës Gucci kanë një vlerë të madhe dhe sipas faqes “What They Wearin” kushtojnë mbi 485 euro.

Ndërkohë modelja tha se taket kafe të markës Bottega Veneta kanë një vlerë po ashtu të madhe, teksa kushtojnë 990 euro.

Ndonëse shquhet për jetën luksoze, artistja shqiptare befason shpesh fansat me ndryshimet dhe befasitë që herë pas here sjell.

Morena momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Bad Girl”, të cilën e publikoi javë më parë në bashkëpunim me reperin Stresi. Por projekti mund të shtyhet për pak kohë, sepse Stresi është izoluar për momentin, ngaqë është infektuar me Covid-19.

View this post on Instagram

—->SWIPE

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Të ngjashme