Zbulohen detaje të reja për unazën e fejesës së Paris Hilton

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 17:58 | Nga

Super ylli Paris Hilton u bë qendër e vëmendjes kur u pa të ketë shijuar pushimet e saj luksoze duke përfshirë këtu dhe një propozim përrallor nga i dashuri i saj Chris Zylka në malet Aspen.

Pikërisht në ato momente, ish-modelja e njohur Paris Hilton mori dhuratë një unazë me një diamant gjigant me një vlerë prej 2 milionë dollarësh, njofton Klan Kosova.

Megjithatë askush deri më sot nuk komentoi idenë rreth një unaze të tillë me të cilën Chris Zylka i propozoi fejesë të dashurës së tij Paris Hilton.

Detajet e reja dalin në shësh për të treguar se guri prej 20 karatësh në formë dardhe që përfshin dhe dy karate të vogla diamantesh rreth shkëndijësit kryesor, ishte frymëzim nga diamanti i nënës së Paris, Kathy Hilton, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka zbuluar argjendari ku dhe është porositur unaza për Paris Hilton, Michael Greene.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme