Zbulohet arsyeja e ndarjes së bujshme të Norës me Robertin

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Lajmi se dy këngëtarët e njohur shqiptarë Nora Istrefi dhe Robert Berisha u ndanë nga njëri-tjetri solli mërzitje të madhe tek fansat si dhe komente të pafundme.

Burime për xing.al bëjnë me dije arsyet e kësaj ndarje kaq të bujshme të një ndër çifteve më të bujshme të show-bizz.

Nora dhe Roberti kishin prej muajsh sherre të vazhdueshme në familjen e tyre. Kjo e ka detyruar Robertin të marrë vendimin drastik për t’u larguar nga shtëpia dhe zhvendosjen e tij në një banesë të re.

Gjithashtu bëhet e ditur se largësia mes çiftit ka luajtur një rol kryesor në ndarjen e tyre.

Ata kishin mundësi të qëndronin për shumë pak kohë bashkë, për shkak të angazhimeve të shumta në koncerte nga të dyja palët.

Të ngjashme