Kumbari i lajmeve të rreme

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Christopher Blair e pi një gllënjkë nga kafeja. Pastaj përqendrohet thellësisht në njërin prej tre ekraneve të vendosura para tij. Ai ndodhet në zyrën e tij të shtëpisë, rreth 45 minuta ngasje larg Portlandit, Maine, në brigjet lindore të SHBA-së.

E teksa e ledhaton mjekrën e dendur, i shikon i përhumbur materialet. Pi një tjetër gllënjkë përpara se kafeja t’i ftohet, merr frymë thellë dhe me siklet, pastaj logohet në njërën prej ueb-faqeve të tij të shumta, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

E nis punën duke e zgjedhur temën. Cili politikan “me fat” do të përfundojë në qendrën e tij të vëmendjes? Bill Clintoni? Hillary Clintoni? Njëri prej Obamave? Apo mbase temë kësaj radhe nuk do ta ketë ndonjë person, por një politikë.

Kontrolli i armëve? Brutaliteti policor? Feminizmi? Çfarëdo që do të “shtypte butoni”. Pastaj vjen puna te hollësitë. Mbase do ta sajojë ndonjë incident kundërthënës, një krim, një ligj të ri apo amendament kushtetues.

“Ndryshimi” i Kushtetutës është veçanërisht zbavitës – ai tashmë ka shkruar më se 30 amendamente të rreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme