Maqedonia në hall me lajmet e rreme

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Lajmet e rreme (fake news) gjithnjë e më shumë janë të pranishme si dukuri në Maqedoni.

Ekspertët e mediave thonë se lajmet e rreme shfrytëzohen si mekanizëm për realizimin e interesave të caktuara nga qarqe të ndryshme, përfshirë këtu dhe partitë politike.

Nazim Rashiti, gazetar, pjesëmarrës në shumë debate për rritjen e cilësisë së informimit të drejtë, dhe mbrojtjen nga keqinformimi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nevojiten më shumë iniciativa për ngritjen e vetëdijes dhe mendimit kritik të publikut për informim të saktë, veçanërisht për grupmoshat më të reja.

“E para gjë që duhet të bëhet është që njerëzit të informohen sa më shumë se ekzistojnë faqe të ndryshme interneti, të cilat nuk janë profesionale dhe që nuk merren me gazetari të mirëfilltë. Nga ana tjetër, organizatat profesionale të mediave duhet të ndërmarrin nisma institucionale për të saktësuar ose për të treguar cilat nga këto faqe interneti janë profesionale dhe realisht merren me gazetari”, thotë Rashiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme