Kumrije Sahiti: Brezi i ri i LDK-së, shpresë për vendin

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kumrije Sahiti po vazhdon takimet me strukturat dhe simpatizantë të kësaj partie, raporton EkonomiaOnline.

Ajo, teksa ka shpërndarë dy fotografi, njërën me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, dhe njërën me Arban Abrashin, ka shkruar se është e lumtur që i përket kësaj partie që kultivon breza të rinj.

Ky është postimi i saj i plotë në FCB:

E lumtur për partine tone LDK, e lumtur për kultivimin e brezave të rinje ,e lumtur për civilizimin e Kombit tonë.

Vjosa, Arbani e shume te rinje te tjere ne kuadrot e ketij subjekti perfaqesojne Kosoven ne Europe, Kosoven model, rrisin bindshem shpresen tek të rinjet tane, se me EDUKIM dhe ARSIMIM arrihet çdo gjë

#mevjosenkryeministre

#arbanabrashi13

#kumrijesahiti57

Të ngjashme