Kundër atyre që janë kundër Klinës

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 22:00 | Nga Veton Raci

Të jetosh në Klinë do të thotë të ndjesh “kërthizën” e Kosovës, si një vend me pozicion gjeografik ku bashkohen lumenj e krahina, kultura, zakone e tradita, Klina është në një nyje qe vjen e rritet si një qytet i jetës.

Klina në rrjedhën e saj zhvillimore ka hasur në problematika e sfida të kohës, por ia ka dal të rezistoj, pavarësisht sfidave të botës njerëzore e natyrore, Klina ka vazhduar të bëhet nga puna dhe shpresa!

Sot Klina e ka përball vetës një problematikë shumë serioze: Ndërtimi i Fabrikës së Çimentos, qe po i sillet përmbi si ‘re e zezë’, por kjo ‘ide ç’jetësore’ patjetër që ka përball dhe reagimin dhe revoltën qytetare.

Klina nuk bëhet e dikujt, sepse mbetet e të gjithëve, andaj të reagojmë pasi; Natyra nuk është PËR ne, por një PJESË e jona. Kafshët, bimët dhe çdo krijesë tjetër, janë të gjitha pjesë e familjes së botës.

Ata që heshtin për ngjarje të tilla, bëhen bashkëpunëtor të së keqes, është koha e fundit për pozicionim, për reflektim, por patjetër më kujdes dhe këmbëngulje sa vetë jeta!

Klina dhe fshatrat e saj, janë pasuri e Kosovës, janë amaneti i brezave, ëndrra e jonë dhe borgji i atyre të do vinë, ua kemi borgj lirinë dhe vendlindjen e jetueshme gjeneratave që do lindin!

Kundër kësaj të keqe do të jemi se bashku deri në triumfin e madh për një Klinë ta pastër ashtu siç e ka krijuar vete Zoti, sepse as Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa vetë populli nuk ndryshon.

Të ngjashme