Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar edhe një herë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha mbrëmë se Pacolli i ka ofruar poste në AKR.
Ndërsa, në një kundërpërgjigje për Pacollin ka dal me një reagim Musa Mustafa, i cili ka thënë se ministri Peci po e thotë të vërtetën, raporton Ekonomia Online.
Mustafa ka deklaruar se personalisht është në dijeni të propozimit për zv.ministër të jashtëm nga AKR-ja për Pecin.
“Faton Peci, nuk po gënjen, po e thotë realitetin për zv.ministër të punëve të jashtme. Për këtë jam dëshmitarë, njeriu i parë që e ka lutur Fatonin të marrë postin e zv/ministrit, jam unë personalisht në restaurantin Vapiano në Mitrovicë. Presidentit Pacolli, njeri me një karakter shumë të mirë e si biznesmen disa gjëra i lënë të rrjedhin sikurse uji. Shumë gjera ia kanë punuar pas shpinës”, ka shkruar Mustafa në një postim të tij në Facebook.
Madje, ai ka paralajmëruar se në mbrëmje do të jap edhe detaje të tjera, siç ka thënë ai rreth Pecit, AKR-së, Agim Bahtirit e Mimoza Kusarit.
“Fatoni, mund të ketë gabuar në këto grante e që më shumë besoj se iu kanë punuar pas shpinës. Por, kurrën e kurrës Faton Peci, nuk është kriminel”, ka thënë Mustafa.