Kupa e Botës 2022: Messi e përmbushi futbollin

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Vitin 2022 u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme me Kupën e Botës që u mbajt në Katar, aty ku morën pjesë kombëtaret më të mira të botës.

Ky edicion ishte fantastik, pati rezultate e eliminime të befasishme, derisa në fund Argjentina me në krye LionelMessin u shpallën kampion të botës.

Faza e grupeve ishte e pamëshirshme për disa Kombëtare. Kalimin tutje të grupeve nuk e arritën kombëtaret si Gjermania, Belgjika, Danimarka e Uruguaji.

Në fazën e një të 16-tës, befasi ishte eliminimi i Spanjës nga Maroku, pas penalltive. Në këtë fazë, Holanda eliminoi SHBA-në, Argjentina Australinë, Franca Poloninë, Anglia Senegalin, Kroacia Japoninë, Brazili Korenë e Jugut, si dhe Portugalia Zvicrën.

Në çerekfinale, erdhi eliminimi i Brazilit nga Kroacia, si dhe i Portugalisë nga Maroku. Argjentina fitoi në penallti ndaj Holandës, derisa Franca triumfoi ndaj Anglisë.

Në gjysmëfinale, u takuan Argjentina kundër Kroacisë, si dhe Franca ndaj Marokut.

Finalen e prekën Argjentina dhe Franca. Pas një ndeshje fantastike e cila u mbyll 3:3 pas vazhdimeve, argjentinasit arritën triumfin e madh pas penalltive, për të rrëmbyer trofeun madhështor.

E po ashtu, edhe Messi fitoi trofeun që i mungonte në përfundim të karrierës së tij të bujshme futbollistike.Fantazisti argjentinas ndërkohë u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij turneu.

Vlen të ceket se Kroacia e fitoi medaljen e bronztë, pasi që për vend të tretë triumfoi ndaj Marokut 2:1.

Të ngjashme