Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, pas marrjes së detyrës së re ka falënderuar të gjitha ata që e votuan, raporton Ekonomia Online.
Madje ka garantuar se Kuvendi do të jetë institucion transparent, duke kërkuar mbështetjen e të gjithëve për realizimin e projekteve.
“…falënderojë të gjithë ata që e kanë votuar. Do të punojë thellë që Kuvendi të jetë transparentë”.
“Dua t’i urojë anëtarët e porsazgjedhur. Dua të falënderoj të gjithë që votuan pro”.
“Kërkoj nga ju mbështetjen për komunën e Prishtinës. Na prift e mbara drejt realizimit të projekteve të përbashkëta në komunën e Prishtinës”.
Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e tretë të votimit.
Për të votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.
LEXONI EDHE: