Kuqi: Gërvalla sot gënjeu para Cameronit për shumë çështje

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuqi, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka gënjyer në disa raste sot gjatë konferencës që e pati me homologun e saj britanik, David Cameron.

Kuqi tha se nga deklarimet që i pati Gërvalla sot, kuptohet që Kosova s’e ka “haberin’ e politikës së jashtme dhe se sipas tij, Gërvalla sot pati edhe gabime terminologjike.

“Madje, ajo sot gënjente edhe para David Cameronit për shumë çështje dhe në këtë mënyrë ata e shprehin që Kosova nuk është një partner, një aleat apo një mik që mund t’i besohet në mënyrë të denjë”.

“Gërvalla sot u shpreh që Kosova është nga ato vendet me rritjen e GDP-së më të lartë, ndërsa Kosova është vendi i parafundit me rritjen e GDP-së në tri vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor”, tha Kuqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Gërvalla gënjeu edhe kur tha se Kosova është demokracia më e fuqishme në Ballkan

“Kosova madje nuk konsiderohet as demokraci sipas raporteve të Transparency International, Freedom House, por konsiderohet si demokraci tranzicionale dhe që ka shumë nevojë akoma të investohet në të”.

“Pastaj, liria e medieve janë dhënë shumë vërejtje nga organizata ndërkombëtare, e këto i përmendi arritje, por që realisht është e kundërta dhe ne nuk mund ta gënjejmë David Cameronin”, tha Kuqi.

Të ngjashme