Qeveria ka afat vetëm edhe tetë ditë për t’i dhënë komentet për propozimin e ZRRE për shtrenjtim të rrymës, raporton Express.
Sipas raportit të ZRRE’së, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së mund ta bëjnë këtë vetëm deri më 28 janar, në orën 18:00.
“ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.
Kur do t’ia kthejë komentet Qeveria ZRRE’së për shtrenjtimin e rrymës

Ndryshe, për propozimin e ZRRE’së është deklaruar dje kryeministri Kurti. Ai tha se do t’i dërgojnë komentet e tyre si qeveri.
“Së dyti, ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet shtet, atëherë ZRRe-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë duke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihei në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, tha ai.
Ndryshe, me propozimin e ZRRE’së, konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh energji do të përballen me shtrenjtim të rrymës. Nëse miratohen këto tarifa, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti 2022 e deri më 31 mars 2023.