Kur e zhgënjeu Zinedine Zidanin Real Madrid

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 18:26 | Nga

Për ta kuptuar këtë duhet të kthehemi në vitin 1998.

Real Madrid ka ditur gjithmonë ta zhgënjej dhe dëshpëroi “Zonjën e Vjetër” nëpër finale të Ligës së kampionëve.

Ishte viti 1998 kur në finale takoheshin Real Madrid që nuk konsiderohej fare favorit dhe Juventus që ishte favorit i padiskutueshëm.

Por, në atë ndeshje ishte Reali që në fund e fitojë falë një goli nga jashtë zonës së rreptësisë në pjesën e dytë të serbit Predrag Mijatovic.

Ndeshja u mbajt në Amsterdam Arena.

Por, Zidane edhe në këtë finale nuk kishte arritur që ta ndihmonte Juventusin, duke u ndier i zhgënjyer dhe i thyer emocionalisht.

Ndryshe, sonte Juventus dhe Real Madrid takohen në çerekfianle të Ligës së Kampionëve.

Kjo është përballja e 20’të e këtyre dy skuadrave në kuadër të ekipeve elitë të Europës.

Fakte për finalen e Ligës së Kampionëve Juventus – Real Madrid

JUVENTUS 0-1 REAL MADRID

Vendi: Amsterdam ArenA, datë 20 maj, 1998

Formacionet zyretare:

Juventus: Peruzzi (c); Torricelli, Iuliano, Montero; Di Livio (Tacchinardi 46), Deschamps (Conte 77), Davids, Pessotto (Fonseca 70); Zidane; Inzaghi, Del Piero

Zëvendësuesit që nuk u përdoren: Rampulla (Portier); Teixeira, Birindelli, Amoruso

Trajner: Marcello Lippi

Ndeshkime më të verdhë: Davids, Montero

Real Madrid: Illgner; Panucci, Sanchis (c), Hierro, Roberto Carlos; Redondo; Karembeu, Seedorf; Raul (Amavisca 90); Morientes (Jaime 81), Mijatovic (Suker 89)

Zëvendësuesit që nuk u përdoren: Canizares (portier); Sanz, Victor Sanchez, Savio

Menaxher: Jupp Heynckes

Golëshënues: Mijatovic 66

Ndëshkime më të verdhë: Hierro, Carlos, Karembeu, Seedorf

Arbitri kryesorë: Hellmut Krug (Germany)

Shikues: 48,500

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme