Kur gjeneralët gjermanë i japin fund Luftës së Parë Botërore

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 10:09 | Nga

Një shprehje që parathotë shumë, mbizotëron në fytyrën e Erich Ludendorffit, teksa ai qëndron para qeverisë kombëtare në 29 shtator 1918: “Zotërinj, unë nuk shoh asnjë mënyrë për zgjidhjen e situatës në favorin tonë”, thotë ai me një zë të tensionuar.

“Boxhozi me fatin e popullit gjerman është një hap që nuk mund ta hedh unë. Lufta duhet të marrin fund sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Edhe pse mund të tingëllojë si pranimi i humbjes totale, kjo është, në fakt, një përpjekje e dëshpëruar e një gjeneralit në panik, për të ruajtur kokën e tij.

Aleatët kanë thyer tashmë vijën e frontit gjerman në Francë. Që nga ai moment (8 gusht) Ludendorffi e ka ditur se Lufta e Parë Botërore nuk mund të fitohet.

Gjenerali shikon vetëm një mundësi për të ruajtur lëkurën e tij – të zhvendosë përgjegjësinë për luftën e humbur mbi të tjerët, para se të jetë shumë vonë.

Ludendorff ndalon luftimet dhe urdhëron trupat të tërhiqen, para se bisedimet e armëpushimit të kenë filluar.

Duke vepruar kështu, ai bën ndoshta gabimin më katastrofik të Gjermanisë, në shekullin e 20-të. Për shkak të tërheqjes së trupave të Gjermanisë, aleatët janë të sigurt se armiku i tyre është mundur – deri në atë moment ata as nuk e dinin se sa e fortë ishte ushtria gjermane.

Sipas historianit David Stevenson, fitorja e aleatëve do të kishte marrë edhe në një vit, nëse gjermanët do të vazhdonin luftimet.

Por komanda Ludendorff, mohon çdo mundësi për një marrëveshje paqeje të njëanshme – Aleatët janë në gjendje të diktojnë paqen, sipas kushteve të tyre. Qeveria e re civile e Gjermanisë nuk ka zgjedhje, por vetëm ta pranojë.

Gjashtë javë më vonë armëpushimi hyn në fuqi, duke rezultuar në Traktatin e Versajës të fillim-vitit 1919. Për Gjermaninë kjo do të thotë lëshime të konsiderueshme territoriale, çarmatim i detyrueshëm dhe dëmshpërblime shkatërruese – kombi është zhytur në zemërim, dhe kërkon një kokë turku.

Ludendorffi rrok shansin që i del, për të përhapur një teori konspirative se politikanët demokratike janë krejtësisht fajtorë për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

Ky mit, i njohur në mesin e gjermanëve si legjenda e “thikës pas shpine”, është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë në vitet 1920, për të ndezur urrejtjen ndaj Reichstag-ut dhe Traktatit të Versajës.

“Erich Ludendorff u bë jo vetëm varrmihësi i Perandorisë Gjermane, por edhe krijuesi i krisje fatale të Republikës së Vajmarit”, thotë historiani Klaus-Jürgen Bremm. Ludendorffi largohet në sfond, për t’u kthyer sërish pesë vite më vonë, në qendër të vëmendjes, kur bën një gabim të tmerrshëm.

Ai rrëzon qeverinë, së bashku me një tjetër veteran të Luftës së Parë Botërore – Adolf Hitlerin. /bota.al

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme