“Kur PDK-ja është e fortë, atëherë edhe Kosova është e fortë”

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Ferat Shala dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar takimet me qytetarë nëpër fshatrat e Drenicës.

“Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë, atëherë edhe Kosova është e fortë”, ka shkruar Shala, në një postim në faqen e tij më Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.

Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë.

Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova është e fortë.

PDK

Rimëkëmbje

FeratShala14

Të ngjashme