Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta përmbushë premtimin që kryeqytetin ta bëjë me 51 autobusë të rinj në muajin prill të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Aktualisht linjat e kryeqytetit mbulohen nga 30 autobusë të rinj, teksa 21 sish pritet të vijnë gjatë shtatorit.
Kreu komunal Shpend Ahmeti pati thënë se 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh, kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh, respektivisht në muajin prill.
Por në Komunën e Prishtinës këtë shkelje afati e cilësojnë si shtyrje.
Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se ndërmarrja “Trafiku Urban” së fundmi e ka pasur një bord të emëruar paligjshëm, i cili ka tentuar që të marrë vendime në dëm të ndërmarrjes, përfshirë këtu edhe ndërrimin e menaxhmentit të saj.
“Si rezultat i këtyre problemeve në ndërmarrje, edhe porosia për kontingjentin e fundit të autobusëve është shtyrë”, ka thënë Vraniqi