I kemi do të “dijshëm” që i gjykojnë të rinjtë pse bëjnë “hygjym” me studiu në drejtimet e shkencave shoqërore dhe humane. Demek, pse nuk studiojnë për IT, mjekësi, elektro, banka, financa, inxhineri, e tjera, se gjejnë punë dhe paguhen ma mirë?
Këta, ndonëse pretendojnë se dinë çfarë është në interes për të ardhmen e të rinjve, nuk e shohin të tashmen e tyre dhe që interesimi i rinjve për shkenca shoqërore, sidomos për antropologji, filozofi, histori, psikologji, sociologji e shkencë politike, etj, ka të bëjë pikërisht me përvojën e tyre në kontekst të shndërrimeve që po kalon personi, shoqëria, politika, ekonomia e kultura në shoqërinë tonë.
Brezat e rinj kërkojnë të pajisen me konceptet për të kuptuar këto shndërrime dhe ndonjëherë, të përgatiten për to ose të armatosen për të pasur një kontroll mbi këto shndërrime në drejtime të caktuara.
Të “dijshmit” tonë nuk e kuptojnë se studimi i shkencave shoqërore dhe humane jo gjithmonë ka të bëjë me një diplomë që e merr në fund të studimeve, por me interesimin që të rinjtë kanë për temat, çështjet e problemet që i shtrojnë ato shkenca, në veçanti sociologjia si, bie fjala, me pabarazitë shoqërore, çështjet gjinore, pushtetin politik, e të tjera, si dhe me pasionin e arsimtarëve për mësimdhënie në ato shkenca.
Për të interesuarit, adresa dihet: Fakulteti Filozofik, UP.
Le të shpërndahet sa më shumë dhe sa më larg! #StatusPromovues