Kurimi i verbërisë duke riparuar kornenë me qeliza artificiale

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 21:39 | Nga

Universiteti i Melbourne – Ekipi drejtues i hulumtuesve kanë zhvilluar disa qeliza korneale të cilat mund të transplantohen në sy dhe të ndihmojë kornenë të shërojë veten. Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm tek kafshët dhe duke filluar nga viti i ardhshëm do të realizohen transplantet e para tek njerëzit.

Mbi 200 transplante korneale bëhen çdo vit në Australi. Por botërisht ka një mungesë të dhurimit të korneas. Mbi 10 milionë njerëz humbin shikimin në mbarë botën.

Kornea është një shtresë transparente përpara syrit. Për të mbetur e shëndetshme dhe transparente kornea duhet të mbesë e hollë. Një shtresë qelizash të specializuara në sipërfaqen e brendshme e kujdesen për lagështinë e korneas duke pompuar ujë jashtë saj.

Megjithatë për shkak të faktorëve të ndryshëm këto qeliza pakësohen, dhe me kalimin e kohës kornea fryhet dhe bëhet e mjegullt, duke sjellë pakësimin deri në humbjen e shikimit. Qelizat nuk munden të rigjenerojnë vetveten. Trajtimi i vetëm ngelet një transplant i korneas në syrin e pacientit.

Berkay Ozcelik pranë Universitetit të Melbourne së bashku me kolegët e tij rritën qeliza korneale në një cipë sintetike të zhvilluar specifikisht që të mund të vendoset në syrin e një pacienti. Më e hollë se një fije floku njerëzore, cipa transparente kur vendoset në sy lejon rrjedhjen e ujit mes korneas dhe syrit të brendshëm. Cipa përshtatet brenda 2 muajve dhe nuk ka ndonjë reaksion imuniteti.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/shendetesi/masazhi-qe-te-ndryshon-jeten/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme