Gjeni më poshtë 29 fakte interesante nga studimet psikologjike.
1. Sa më shumë që fshihni ndjenjat tuaja ndaj dikujt, aq më të forta do të bëhen ato. Është një skemë tipike e mendjes sonë: deri sa të mos flasim apo të mos pranojmë një refuzim, ne do të vazhdojmë të mendojmë për të, duke e rritur këtë dëshirë.
2. Mënyra më e mirë për të kënaqur një person nuk është duke i bërë një nder, por ta bindësh të të bëjë një nder. Ky quhet efekti i Ben Frenklin, dhe është i bazuar në faktin se bërja e një favori ndaj një personi nënkupton që ai na pëlqen.
3. Njerëzit në përgjithësi janë më të ndershëm, kur janë të lodhur. Pikërisht për këtë arsye ata rrëfëhen realisht gjatë bisedave në orët e vona të natës.
4. Ngjyrat blu dhe të kuqe së bashku na shkaktojnë siklet tek sytë. Kjo dukuri quhet kromostereopsis.
5. Rrethi ynë maksimal i të njohurve dhe miqësive është 148 persona. Përtej kësaj, bëhet vërtetë e vështirë të ruash një marrëdhënie të mirë.
6. Njerëzit iu japin më shumë vlerë produkteve që janë fizikisht përballë tyre.
7. Lloji i muzikës që dëgjoni është i lidhur drejtpërdrejti me mënyrën se si e perceptoni botën përrreth jush. Në veçanti, muzika që dëgjoni mund të ndikojë dhe formësojë qasjen gjatë gjithë ditës.
8. Shpenzimi i parave në emër të të tjerëve, ju bën të lumtur se sa shpenzimi për veten. Nëse vendosni t’i shpenzoni paratë për veten tuaj, çelësi i lumturisë qëndron tek harxhimi i tyre për përvoja (p.sh. pushime) sesa për pasuri të patundshme.
9. Dashuria romantike, është biokimikisht e padallueshme nga të paturit një problem serioz të çrregullimit obsesiv kompulsiv.
10. Një i ri gjimnazist ka sot të njëjtin nivel ankthi me atë të një pacienti tipik psikiatrik të fillimit te viteve 1950.
11. Një studim mbi aktorët e humorit tregon se në përgjithësi shumica e tyre janë më tepër depresivë sesa mesatarja e njerëzve.
12. Shumica e njerëzve e shkruan (nëpërmjet sms, chatit, postimeve në rrjetet sociale) atë që s’mund ta thotë në jetën reale. Statistikat tregojnë se të paktën 90 përqind e njerëzve në mbarë botën preferojnë të shkruajnë, në vend se të flasin me personin që komunikojnë përmes mesazheve në telefon apo rrjetet sociale.
13. Të ndjerit i shpërfillur nga personi që doni, shkakton të njëjtën dhimbje si një plagë:lëndët kimike që çlirohen nga trupi ynë janë të njëjta.
14. Është e provuar shkencërisht se të kënduarit e zvogëlon ndjenjën e depresionit dhe ankthit. Pra, nëse ndiheni të trishtuar, thjesht mjafton të këndoni!
15. Vetëm 4 minuta janë të mjaftueshme për të rënë në dashuri. Nëse e kaloni këtë kohë me personin që ju tërheq, dhe me të cilin ndiheni emocionalisht në të njëjtën linjë, atëherë mund të bini në dashuri me të.
16. Gjatë 70 përqind të jetës sonë, truri ynë është i zënë me ripërpunimin e kujtimeve dhe përvojave të shkuara, kohë gjatë së cilës përpiqet të imagjinojë dhe të krijojë skenarë dhe momente të përsosura (edhe për këtë arsye ne kemi prirjen të mendojmë se qemë më mirë një here e një kohë!). Vetëm 30 përqindëshin e mbetur të kohës tone, e kalojmë duke mësuar apo patur përvoja të reja.
17. Njerëzit që flenë më shumë, kanë prirjen të duan të flenë akoma më tepër. Fjetja e tepërt thjesht shterron forcat tona.
18. Kur jeni beqarë, truri juaj ka prirjen të shohë vetëm çifte të lumtura. Nga ana tjetër, kur jeni të lidhur më dikë, prireni të shihni kudo beqarë të lumtur.
19. Ju mund të merrni shumë informacion mbi personin që keni përballë, thjesht duke heshtur:krijimi me elegancë i një “heshtjeje të sikletshme”, shkakton tek njerëzit dëshirën për të “rimbushur” kohën, shpesh me fjalime apo gjeste që zbulojhnë shumëçka nga karakteri apo personaliteti i tij.
20. Për të shmangur situatat konfliktuale rekomandohet të rrisni distancën nga personi përballë me të paktën 50 përqind (për të mos qenë jo vetëm në rrezen e ndonjë goditje të mundshme me grushta apo këmbë, por edhe për të reduktuar perceptimin e agresivitetit), merrni në përgjithësi një pozicion jo frikësues, por të qetë (për shembull mbështetuni tek një mur), ulni tonin e zërit. Këto janë të gjitha qëndrime që neutralizojnë procesin e agresionit dhe konfrontimit.
21. Një përqafim më i gjatë se 20 sekonda, i lejon trupit tonë të çlirojë oksitoksinën, e cila do të na lejojë t’i besojmë plotësisht personit tjetër.
22. Mënyra se si vishemi është e lidhur me gjendjen shpirtërore. Veshja bukur ndihmon dhe rrit cilësinë e jetës, duke reduktuar rrezikun e depresionit.
23. Qelizat tona reagojnë ndaj çdo mesazhi të mendjes sonë. Prandaj të qenit negativ e dobëson sistemin tonë imunitar.
24. Njerëzit e zgjuar kanë tendencë t’i japin rëndësi mendimit të të tjerëve. Po kështu ndodh edhe me njerëzit tejet injorantë…
25. Sipas disa studimeve, njerëzit e paditur kanë prirje të mbivlerësojnë veten e tyre, ndërsa ata inteligjentë priren të nënvlerësojnë aftësitë e tyre.
26. Disa njerëz kanë frikë të jenë shumë të lumtur, pasi mendojnë se mund t’u ndodhë diçka e keqe. Kjo dukuri quhet kerofobia.
27. Nuk është stomaku ai që vendos nëse do të villni, por truri juaj. Mund të rrotulloheni si të doni, por për aq kohë sa truri nuk e interpreton një gjest të tillë me “jam helmuar”, atëherë ju s’mund të villni”.
28. Sikurse konfirmohet nga studimet më të fundit, nëse ia bëni të ditur të tjerëve qëllimet tuaja, atëherë do të keni më pak mundësi për t’i mbërritur ato, pasi do të humbni disi motivimin.
29. Ne duam më shumë zgjedhje dhe më shumë informacione, se sa në fakt mund të menaxhojmë. Në supermarket apo në internet duam shumë opsione, por nëse ato janë të shumta s’do të jemi dot në gjendje të zgjedhim.