Bëjnë udhëtim 31 orësh për të shikuar Tottenhamin dhe Burnleyn, kur mbërrijnë ndeshja anulohet

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Dy tifozë të Tottenhamit bënë një udhëtim 31 orësh nga Dallas në Angli, por mundi i tyre shkoi huq pasi ndeshja u anulua për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Ken dhe Brandy Saxton kishin bërë udhëtimin nga Dallas për të arritur në veriperëndim të Anglisë, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Më vonë të dielën, ylli i sulmuesit Kane shkroi në Twitter se do të dëshironte ta mirëpriste çiftin në një ndeshje në stadiumin “Tottenham Hotspur” kur ata të jenë në Londër.

“Sapo e pashë këtë postim dhe absolutisht u mërzita për ju! Për angazhimin tuaj dhe për të kompensuar ndeshjen që u anulua, do të doja t’ju ftoja në një ndeshje në shtëpi si mysafiri im kur të jeni herën tjetër në Londër” shkroi Kane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme