Menduan se ishte një person pa ndjenja, por zjarrfikësit në Miami gjejnë një krokodil gjigant

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Zjarrfikësit në Miami kanë vënë re diçka të çuditshme në tokë, jashtë një shtëpie dhe fillimisht u besua të ishte një person i pavetëdijshëm.

Por, kur ata ndaluan, panë një krokodil.

“Ndërsa ata u afruan, vunë re se nuk ishte një person, por në të vërtetë një krokodil gjigant”, tha një zjarrfikës.

Zjarrfikësit dhe policia e kanë kërkuar ndihmë edhe nga komisioni për ruajtjen e natyrës në kapjen e këtij zvarraniku.

Por, teksa ata po prisnin për ndihmë, krokodili po vazhdonte të lëvizte.

“Për rreth një orë, ata monitoruan këtë aligator, së bashku me policinë pasi ai vazhdonte të ecte”, tha më tej zjarrfikësi.

Kur ndihma arriti, ata ishin në gjendje të lidhnin zvarranikun por moti i ligë e bëri situatën më të rrezikshme.

Terreni ishte i lagësht dhe njësoj edhe aligatori.


Të ngjashme