Kurorë në emër të ish-presidentit Thaçit në varrin e truprojes së tij: Nuk më prite edhe pak Raketë

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproje i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.

Ferizi i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.

Për varrin e Ferizit, është siguruar edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.

“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule.

Të ngjashme