Leonora Poloska dhe Andin Randobrava nga sot janë zyrtarisht të martuar.
Çifti i njohur sot ka vënë kurorë në Komunën e Prishtinës.
Ata përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale kanë ndarë gëzimin me miqtë e tyre.
“Sot me datën 21.09.2016. Zyrtarisht me vullnet të lirë nënshkrova Kapitullimin tim. Faleminderit të Gjithë miqve dhe dashamirëve për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Andini në faqen e tij në Facebook.