“Universitete sa t’don loqka , spitale n’daq amerikan e deri te ai turk (elhamdylilah kish me thënë dikush), komandantë me bollëk( familjarë, lokal, regjional e deri n’krye t’venit) , ” avokatë” n’daq t’venit n’daq ” t’purjashtit ” , politikan/e , me s’di sa “shkolla” dhe trajnime!!
Shoqata qytetare e fshatare , tana fetë e dynjes, xhami dhe kisha me bollëk……
Televizione , radio , gazeta, portale prej atyre lokale deri te ato kombëtare,….
Moderator , moderatore , ” showmena” me t’u kënaqë syri.
“Çmime ” jetësore , karriere , kohë-bjerrje…
Tre flamurë , ai kombëtarë , Kosovës dhe i dardani-së!!!
Tre himna ai I flamurit , Kosovës ( pa tekst ) dhe ai i ” dardani-së”!!!!
Të shamë ( ofendime) prej atyre rrugës e deri tek ato më të “sofistikuara ” Akademike!
Magjistratura , drr-merr demek ” doktoratura si bukët në furrë,….
Të folme lokale , kosovare , tiranase , tetovare ,standarde , gege , toske,….
Festivale prej atij të filmit të teatrit ( ku drejtori është gjithçka :zgjedhë , moderon , përkthen , zgjedhë dhe ndanë çmimet) , të mollës , rrushit , synet-ive e deri te ai i ,……hajvarit!
Me dasma “spektakulare” Hollywood .
Muzikë çfarë ta do loçka, analistë , humoristë , misa , mistera , biznismena……
Populli , ku mos me hupë rrugën!!
Fëmijëve me ju thanë jetoni tallava dhe veç k’noni tallava , aty është fitimi.
Gjithçka është tallava , aty për aty , sot për nesër.
“Digju zemër e kënaqu shpirtë”!!!
(Shkruan: Hysen Zeqaj, aktorë nga Kosova, jeton ne Amerikë)