Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka reaguar ndaj atyre që ishin deklaruar kundër deklaratës së tij dhënë në Rubikon të KTV-së:
Statusi i Kurteshit i publikuar në facebook:
“U mbars mali, polli një mi”
Në reagimin tim në intervistën e ministres së drejtësisë të Republikës së Kosovës në emisionin Rubikon të Ktv para dy ditësh, kanë reaguar të shqetësuar edhe miqtë, por sidomos armiqtë politikë, ashtu si ka filluar t’i konsiderojë e trajtojë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje klika vrastare e pushtetit te kriminalizuar ne Kosovë.
Kjo ministre e ketij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë.
Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie.
Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.
Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të PDK dhe LDK ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet.