Kurti: Aleksandër Lumezi si një këngëtar që nuk këndon, kryeprokuror pa (krye)aktakuza

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 14:20 | Nga

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se në Kosovë, korrupsioni nuk është diçka që s’mund të luftohet, pra ka shpresa për t’u luftuar. Por, sipas tij, problemi është se prokurorët dhe gjyqtarët më shumë i frikësohen qeverisë dhe oligarkëve sesa anasjelltas.

Këngëtar që nuk këndon, e ka quajtur kryeprokurorin Aleksandër Lumezi. I tillë është ai, thotë Kurti, “kryeprokuror pa (krye)aktakuza.

Postimi i Kurtit në profilin e tij në Facebook:

Vetëm 10% e familjeve në Kosovë paguajnë ryshfet kur marrin shërbime bazë. Dmth. nuk ka pjesëmarrje masive në korrupsion, ajo është shumë më e ultë sesa në vendet e afërta, psh. në Mal të Zi është 34%. Kjo sipas Barometrit Global të korrupsionit të Transparency International 2016, cituar te Draft Strategjia Shtetërore kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Plani i Veprimit.

Pra, për ta luftuar korrupsionin në Kosovë nuk është gjendja aq e pashpresë – korrupsioni është i madh, sepse i lartë në nivele të larta, por jo edhe aq i përhapur. Problemi është se prokurorët dhe gjyqtarët më shumë i frikësohen qeverisë dhe oligarkëve sesa anasjelltas. Si një këngëtar që nuk këndon, i këtillë është kryeprokurori Aleksandër Lumezi: kryeprokuror pa (krye)aktakuza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme