Kurti apel mërgatës të regjistrohen për votim: Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta

Prishtinë | 26 Dhj 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar sërish mërgatën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai në apelin drejtuar mërgatës ka theksuar se procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë.

‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë Kurti.

Të ngjashme