Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit turk, premton grant milionësh për bizneset e tyre

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se bizneset e komuniteti turk do ta kenë përkrahjen e qeverisë së tij. Tha se shuma e grantit për këtë komunitet do të jetë 1.5 milionë euro.

“Zhvillimi i bizneseve turke dhe krijimi i më shumë vendeve të punës përmes granteve që ofrohen nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve është një praktikë e mirë. Kemi filluar me një proces transparent për ndarjen e këtyre granteve, shumë më ndryshe se çka jemi mësuar me fonde të rezervuara për secilin komunitet”.

“Vlerësimi i aplikimeve në thirrjen e parë publike në aktivitetet kulturore është në proces nga komisioni i pavarur, dy thirrje të tjera do të hapen gjatë këtij muaji dhe gjatë verës. 1.5 milionë euro do të ndahen për këto grante dhe do t’iu japim prioritet iniciativave ku përfaqësohen gratë dhe rinia, si dhe grupet e tjera të margjinalizuara brenda komunitetit. Falënderoj të gjitha gratë e komunitetit turk që kontribuojnë në komunitetin e tyre dhe shoqërinë tonë më të gjerë”, tha Kurti.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, i cili vjen nga komuniteti turk, Fikrim Damka tha se Kosovës i nevojitet një strategji për komunitetet.

“Në disa tema ende nuk kemi zgjidhje dhe jemi në pritje të zgjidhjeve. Unë po besoj se si qeveri në krye me kryeministrin tonë, zëvendëskryeministren që është përgjegjëse për komunitetet, vitin e ardhshëm do të shohim se cilat janë zhvillimet dhe përfundimet. Prej kësaj dite do të shohim punën se çka kanë bërë, patjetër që Zyra për Komunitete duhet të përgatisë strategjinë e saj për komunitete dhe kjo strategji së bashku me shoqërinë civile dhe personat e rëndësishme nga komuniteti të merr parasysh gjitha çështjet e rëndësishme”, deklaroi ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, e cila është përgjegjëse për komunitetet tha se Qeveria e Kosovës të gjithë qytetarët do t’i trajtojë të barabartë.

“Në qeverinë e re punojmë më mirë në interesin e qytetarëve dhe ajo çka është e rëndësishëm është se krejt jemi të barabartë dhe konsiderojmë se shteti është i barabartë për të gjithë qytetarët dhe të gjithë e kanë të drejtën për jetë”, theksoi ajo.

Të ngjashme