Kurti bën homazhe në Polac, viziton familjen Kabashi të cilës iu vranë katër anëtar

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmjen e djeshme ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i martirëve në Polac.
Pas homazhe, ai ka vizituar edhe Nurije Kabashi Vojvoda të cilës iu janë vrarë disa anëtar të familjes.

“Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, për të shprehur nderimin më të thellë ndaj martirëve dhe dëshmorëve të rënë për liri.
“Përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

“Pas homazheve në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, vizituam familjen e zonjës Nurije Kabashi Vojvoda, në Lagjen 3 të Skënderaj.
Më 7 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë, zonjës Nurije ia kanë vrarë të atin, Emin Kabashi 59 vjeç, dhe dy vëllëzërit, Islamin, 21 vjeç dhe Nehatin, 17 vjeç. Po ashtu, Nurijes ia kanë vrarë pak ditë më herët, më 4 prill 1999, edhe vajzën e axhës, Kumrije Kabashi, 24 vjeçare. Një ditë para se të mbushte 25 vjet.
25 vite pas, ne ishim në Polac për të kujtuar sakrificat për liri dhe betejën e vazhdueshme për drejtësi.
Përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë.
Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.
Lavdi për ata që dhanë jetën e tyre për çlirim e liri!”

Të ngjashme