Kryeministri Albin Kurti mbetet me shpresën që brenda ditës do të jetë edhe një kandidat i dytë për president në mënyrë edhe që të mbahet seanca e votimit për presidentin/presidenten, raporton Ekonomia Online.
“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai
