Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit: Shpërfaq mendësi banditeske, veprime të tilla s’na trembin

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, komentoi rastin ku kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohet se ka sulmuar fizikisht Hysni Mehanin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai e dënoi këtë sulm, raporton Ekonomia Online.

“U sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë, teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësi banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e të drejtësisë që urgjentisht të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

Të ngjashme