Kurti dhe Bislimi vizitojnë Doganën e Kosovës

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi kanë vizituar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Bahri Berishën, me bashkëpunëtorët e tij.

Berisha njoftoi Kurtin dhe Bislimin me punën e Doganave të Kosovës dhe funksionimin e sfidat e tyre, po ashtu edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës, si dhe u diskutua edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.

Të ngjashme