Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës me një komunikatë për media kanë njoftuar se nesër kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla do të takohen me Grupin Kordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Ky do të jetë takimi i parë mes palëve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD.
Kujtojmë që në maj të vitit të kaluar Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Europës.
Kosova filloj këtë sfidë, vetëm pas përjashtimit të Rusisë nga ky mekanizëm europian, pasi që shteti rus filloi në shkurt të vitit të kaluar agresionin nda Ukrainës.