Kryetari i Prishtnës, Shpend Ahmeti njofton se ka folur në telefon me kryeministrit Albin Kurti për bashkërëndim në masat e ndërmarra për situaten e krijuar nga virusi Covid-19.
Ka ndodhur komunikimi i parë zyrtar mes Ahmetit si kryetar i kryeqytetit dhe Kurtit si shefi i Qeverisë, që nga koha kur është ndarë Lëvizja Vetëvendosje, dy vjet më parë.
Njoftimin e ka dhënë Ahmeti, i cili thotë se kanë folur për veprimet që janë marrë e do të ndërmerren në lidhje me luftimin e virusit.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
Ahmeti ishte një nga zyrtarët më të lartë të LËvizjes Vetëvendosje dhe i ka fituar dy palë zgjedhje në Prishtinë me këtë parti.
Pas ndarjes së LVV’së, Ahmeti u largua me krahun e Dardan Molliqajt duke u bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate.