Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë marrë pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili. Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë retrospektivë me po këtë emër. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit, të cilat nuk janë ekspozuar […]
Kurti e Çeku marrin pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë marrë pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili.
Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë retrospektivë me po këtë emër.
Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit, të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.
“Muzeu i fëmijërisë” do të qëndrojë i hapur deri më 16 janar.













