Albin Kurti e ka pranuar Planin franko gjerman dhe Planin e Zbatimit në Ohër. (Bile ankohej që nuk po e linin ta firmoste.)
Me atë marrëveshje Kurti e ka pranuar autonominë politike e territoriale të serbëve.
E ka pranuar formalizimin e Kishës Ortodokse Serbe me interesa speciale në Kosovë.
E ka pranuar autonominë personale të serbëve.
Edhe nëse mbetet gjatë në pushtet e edhe nëse shkon më shpejt, njësoj është sepse ato marrëveshje mbeten.
Kushdo që vjen pas Kurtit do të jetë peng i atyre marrëveshjeje të dëmshme.
Prandaj unë kam dëshirë që Kurti të mbetet në zyrë e ta hajë vetë çorbën e prishur, të cilën e ka zier vetë.