Kurti e ka pranuar autonominë politike e territoriale të serbëve

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 13:08 | Nga Milazim Krasniqi

Albin Kurti e ka pranuar Planin franko gjerman dhe Planin e Zbatimit në Ohër. (Bile ankohej që nuk po e linin ta firmoste.)

Me atë marrëveshje Kurti e ka pranuar autonominë politike e territoriale të serbëve.

E ka pranuar formalizimin e Kishës Ortodokse Serbe me interesa speciale në Kosovë.

E ka pranuar autonominë personale të serbëve.

Edhe nëse mbetet gjatë në pushtet e edhe nëse shkon më shpejt, njësoj është sepse ato marrëveshje mbeten.

Kushdo që vjen pas Kurtit do të jetë peng i atyre marrëveshjeje të dëmshme.

Prandaj unë kam dëshirë që Kurti të mbetet në zyrë e ta hajë vetë çorbën e prishur, të cilën e ka zier vetë.

Të ngjashme