Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po mbajnë një takim në Kuvendin e Kosovës me synim arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Ky takim duket se vjen pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht Delegacionit Gjerman dje në Kosovë të cilët kërkuan formimin sa më të shpejtë të qeverisë së Kosovës.
Reagime ka pasur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e ShBA-së dhe ajo e Britanisë së Madhe.
Takimi nuk ishte paralajmëruar nga asnjëra parti.
Zgjedhjet janë mbajtur para 75 ditësh, por VV si fituese e zgjedhjeve dhe LDK si partia e dytë nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.
Pengesa kryesore mbetet posti i presidenti, të cilin LDK-ja kërkon ta rezervojë për vete kur t’i kalon mandati presidentin aktual, Thaçi.
Takimi i fundit Kurti-Mustafa ishte javën e kaluar.