Kurti e Osmani bënë homazhe në Prekaz – Ata vendosën lule pranë shtëpive të Jasharajave

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz më rastin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.  Ata kanë vendosur lule të freskëta afër shtëpisë ku janë vrarë Adem e Hamëz Jashari.

“Sot në ditën e tretë të Epopesë…, u pritëm nga baca Rifat Jashari dhe  bashkë me kryetaren e Kuvendit, vendosëm lule të freskëta pikërisht aty ku janë vrarë  Ademi e Hamza.  Sot është edhe 7 Marsi- Dita a e mësuesit dhe të gjtithë e dimë se baca Shaban ka qenë mësues prandaj sot ne e kujtojmë në veçanti edhe atë “, tha kryeministri Kurti.  Nga Prekazi Ai nuk ka dashur të komentojë nëse ka një platformë ose rezolutë për dialogun me Serbinë.

Kurse, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se sakrifica e Familjes Jashari duhet të jetë mësim për secilin qytetarë të Kosovës. Ajo ka kujtuar qëndresën e Familjes Jashari dhe i ka quajtur mbrojtës të pakompromis të cështjes kombëtare.

“Kishim mundësinë që të dëgjojmë nga  baca Rifat dhe gjithë familja për peripecitë në të cilat ka kaluar kjo familje, për dekada më radhe po gjithnjë  duke u dëshmuar si qëndrestarë dhe mbrojtës të pakompromis  të cështjes kombëtare dhe të interesave të shtetit tonë. E falënderoj  familjen Jashari për bashkëpunimin që e kanë treguar këto ditë dhe shpresoj se fryma e bashkëpunimit dhe bashkimit të këtyre tri ditëve do të vazhdojë edhe pas 7 marsit. Sakrifica e kësaj familjeje duhet të jetë mësim për secilin qytetarë  të Republikës sonë. Fëmijët që ishin këtu me  me lule ishin për nderim për secilën prej viktimave të atyre sulmeve atyre masakrave dhe po ashtu prezenca e të gjithë qytetarëve dëshmon për respektin e thellë që e ka secli qytetarë për Familjen Jashari. “, tha Osmani.

Të ngjashme