Kurti e pranoi planin franko-gjerman, Haradinaj: Tik tak tik tak po i han fjalët

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti nuk po i mbanë fjalët e tij rreth planit franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së.

Ky reagim i Haradinaj vjen pasi kryeministri i Kosovës ka pranuar të vazhdojë dialogun në Bruksel në bazë të propozimit të BE’së.

”Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët,” ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak theksoi se propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai.

Të ngjashme