Kurti e pranon se Kusari-Lilës i është lëshuar në interfon Radojçiqi: Audio-incizimet janë interpretime partizane

Podujevë | 12 Kor 2023 | 13:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka folur për publikimin e përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin nga Lista Serbe, raporton Ekonomia Online.

Kurti nga Podujeva tha se në materialin e publikuar në medie dëgjohet vetëm disa sekonda Kusari-Lila dhe më shumë ka interpretime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mund ta dëgjojë gjithë bisedën.

Ai ka kërkuar që me këtë çështje të merren organet e drejtësisë, ndonëse ka pranuar se asaj i është lëshuar në interfon Milan Radojçiqi në zyrën e Kuvendit.

Sipas tij, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend.

Kurti i ka lutur mediat që të kenë kujdes, siç ka thënë, për luftën hibride të Serbisë që përmes incizimeve po synon të shkaktojë konfuzion.

“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njërëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”.

“Ajo bashkëbisedon me shefat e grupeve, ajo e ka obligim që të sigurojë sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe, unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me personin nën fjalë. Ju lus që të keni kujdes ndaj kësaj lufte hibride nga Serbia që i bëhet Kosovës, edhe po përpiqen që me incizime të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik”.

“Gjatë takimit që ajo ka pasur kur ata ishin në Kuvend, aty asaj i është lëshuar në interfon që s’mund të thuhet se është takim. Pushteti jonë është demokratik dhe i pavarur”.

Të ngjashme