Kurti e pret në oborrin e Qeverisë Abazoviqin

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 09:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton Ekonomia Online. Kurti kishte dal në oborrin e Qeverisë që t’i uroj mirëseardhje Abazoviqit.

Në takimet u bisedua për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimet në infrastrukturë të përbashkët që e rritë mobilitetin dhe hap mundësitë e zhvillimit për të dy vendet.

Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, rëndësinë që ky bashkëpunim ka për integrimin e ekonomive, afrimin e qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin në detyrë Abazoviq për zhvillimet në vend dhe për punë, arritjet dhe rezultatet e qeverisjes tashmë më shumë se dyvjeçare. Ai shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Malit të Zi në kohët më të vështira për Kosovën, kur u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga fushata e gjenocidit dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit gjatë vitit 1998-1999, dhe për marrëdhëniet shumë të mira fqinjësore.

Më pas Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për medie. Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore.

Të ngjashme